back to top
Thursday, March 5, 2026
BallinaLajmeDyshohet për falsifikim të rezultateve të votimit në Pejë

Dyshohet për falsifikim të rezultateve të votimit në Pejë

Të ngjajshme

Sipas Policisë së Kosovës, mbrëmë rreth orës 20:00 është raportuar një rast i dyshuar i falsifikimit të rezultateve të votimit në një qendër votimi në Pejë.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes është konstatuar një fletëvotim me vulë të ndryshme nga vulat zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka bërë cilësimin e veprës penale.

Fletëvotimi i dyshuar është sekuestruar, ndërsa rasti mbetet nën hetime nga autoritetet përkatëse.

FALSIFIKIM I REZULTATEVE TË VOTIMIT

Pejë/ 28.12.2025 – 20:00. Është raportuar se në qendrën e votimit një fletëvotim kishte pasur vulën ndryshe nga fletëvotimet tjera të KQZ-së. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, fletëvotimi është sekuestruar. Rasti nën hetime.”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz