BallinaLajmeDyshimet për manipulimin e votave, aktivizohet Prokuroria në Ferizaj

Dyshimet për manipulimin e votave, aktivizohet Prokuroria në Ferizaj

Të ngjajshme

Gjykata rrëzon shumicën e akuzave të Blake Lively kundër Justin Baldonit!

Aktori Justin Baldoni dhe ekipi i tij ligjor kanë...

Guardiola i thotë shkurt Rodrit: Nëse nuk je i lumtur, largohu!

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka komentuar spekulimet...

Nesër dorëzon detyrën/ Këto ishin momentet e para të Osmanit si presidente

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do...

Ushtria iraniane pretendon se ka goditur një tjetër avion amerikan

Ushtria iraniane pretendoi se kishte goditur një aeroplan të...

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se në kuadër të kompetencave të saj ligjore dhe si institucion i Prokurorit të Shtetit, është duke monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore, transmeton IndeksOnline.

Në këtë drejtim, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore që lidhen me dyshimet për manipulim të votave për kandidatë, me qëllim të sigurimit të provave relevante, identifikimit të personave përgjegjës dhe administrimit të të gjithë materialit zgjedhor në përputhje me ligjin.

Veprat penale që cenojnë të drejtën e votës përbëjnë shkelje serioze të ligjit dhe do të trajtohen me përkushtim maksimal, pa asnjë kompromis.

Prokuroria Themelore në Ferizaj do të mbetet e angazhuar për ta mbrojtur votën e lirë të qytetarëve, dhe do të hetojë çdo rast të dyshuar, me synimin e ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz