back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeDyshime për ndërhyrje të paligjshme në Prizren, për ndalimin e shqiptimit të...

Dyshime për ndërhyrje të paligjshme në Prizren, për ndalimin e shqiptimit të gjobave

Të ngjajshme

Iliriana drejtuar “BBVA”-së për Rogertin: “Mos e mbani për klikime”

Këngëtarja Iliriana Sadriu ka reaguar sa i përket sjelljes...

Presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit e jep lajmin e keq për Botëror

Presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj,...

Moti për sot me diell dhe vranësira

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira....

Intervistohen dy persona në Prishtinë, ngacmuan një burrë

Policia ka intervistuar dy persona në Prishtinë, të dyshuar...

“Kjo nuk është një luftë e pafundme”, Netanyahu premton paqe, Trump flet për afat 4-javor

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë aludimet...

Një aksion i zhvilluar javën e kaluar për shqiptimin e tiketave ndaj parkimeve të parregullta në Prizren dyshohet se ka paraprirë një vendim të diskutueshëm brenda strukturave policore.

Burime brenda policisë bëjnë të ditur se menjëherë pas këtij aksioni, i cili kishte për qëllim lirimin e hapësirave publike dhe normalizimin e qarkullimit në zonat më të frekuentuara të qytetit, major Vehbi Zekolli, shef i sektorit të operativës rajonale, dyshohet se ka dërguar një e-mail drejt stacionit policor në Prizren me kërkesën që të ndalet shqiptimi i tiketave në zonën e lagjes “Bazhdarhane”.

Sipas të njëjtave burime, aksioni i javës së kaluar kishte rezultuar me një numër të konsiderueshëm gjobash për parkim jo të rregullt, përfshirë edhe automjetet e klientëve pranë qebaptoreve “Bahtijari”, “Hyska” dhe “Linda”. Pretendohet se pikërisht pas këtij aksioni është iniciuar urdhri për ndalimin e mëtejmë të gjobave në atë zonë.

Banorë të lagjes thonë se parkimi i parregullt në këtë pjesë vazhdon të krijojë bllokim të komunikacionit, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes, kur frekuentimi i lokaleve është më i lartë.

Indeksonline ka tentuar të marrë përgjigje nga Policia e Kosovës për këtë por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndryshe Policia e Kosovës kishte njoftuar se më 27.02.2026, në intervalin kohor 10:00 – 12:00, patrullat e stacioneve policore të Prizrenit, Prizren-Veri dhe Njësisë për rregullimin e komunikacionit rrugor kishin ndërmarrë një aksion të koordinuar kundër parkingjeve të parregullta në qytetin e Prizrenit, kryesisht në qendër të qytetit.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe janë shënuar gjithsej 106 gjoba për shkelje të rregullave të parkimit./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz