BallinaLajmeDyfishohet çmimi për patentë shofer, Ministria tregon arsyet e shtrenjtimit

Dyfishohet çmimi për patentë shofer, Ministria tregon arsyet e shtrenjtimit

Të ngjajshme

Jeffrey Epstein, krijimi i një përbindëshi

Sikur financieri dhe pedofili i ndjer Jeffrey Epstein të...

Festa e Bajramit – Inspektorati në terren, kontrollohen çmimet në gjithë Kosovën

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut pohoi se gjatë...

Sorensen me zyrtarin e OKB-së flasin për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Pres me padurim më shumë diskutime

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter...

Joseph: Avancimi i Kosovës drejt NATO-s, do ta detyronte Serbinë të ndryshojë qasje

Ish-zyrtari i lartë i misionit të OSBE-së në Kosovë,...

Nga 25 prilli, të gjithë ata që duan ta paraqesin testin dhe praktikën për patentë shoferi, do të paguajnë dyfishin që është paguar më parë.

Express ka pyetur në Ministrinë e Infrastrukturës se cilat janë aryset që kanë shtyrë këtë dikaster për rritjen e çmimeve për patentë shofer.

Sipas sqarimit të kësaj ministrie, paraqitja e testeve për lejet e vozitjes ka qenë e nevojshme për ngritjen e cilësisë në këtë sektor. Ministria thotë se shumë paraprake e paguar nuk ka mbuluar as nevojat për administrim të këtij shërbimi.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, prej shumë kohësh është duke kryer shërbimin e testimit të kandidatëve për shoferë, me tarifat të cilat nuk kanë arritur të mbulojnë as nevojat e MIT për administrim të këtij shërbimi”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

Sipas ministrisë, me shtrenjtimin e çmimit, planfikojnë që të investojnë në digjitalizim të proceseve për patentë shoferi.

“Prandaj shtrenjtimi i çmimeve është bërë me qëllim të krijimit të mundësive për përmirësimin e cilësisë në këtë sektor, që përfshinë digjitalizimin e proceseve, për çka kërkohen investime relevante”.

Kjo ministri pretendon se në Kosovë janë tarifat e vendosura janë të krahasueshme dhe më të ulëtat me ato të vendeve të rajonit.

Ndryshe, vendimi i marrë nga Ministri Pal Lekaj,  dyfishon çmimin për secilën kategori të patëntë shoferëve, si për paraqitjen e testit, po ashtu edhe të vozitjes. Çmimi prej 10 euro sa ishte për paraqitjen e testit për marrjen e patentë shoferëve të kategorisë B, tanimë është rritur në 20 euro.

Njëjtë është marrë vendim, që për këtë kategori të dyfihohet çmimi për paraqitjen e vozitjes.

Po ashtu, tanimë edhe çmimi i paraqitjes së vozitjes dhe testit për ketagorinë C, është rritur në 30 euro. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz