BallinaShowBizDyfish gëzim, Xhemi dhe Juli shënojnë përvjetorët e martesës

Dyfish gëzim, Xhemi dhe Juli shënojnë përvjetorët e martesës

Të ngjajshme

Kosova dënon sulmet e Iranit dhe kërkon rihapjen e sigurt të Ngushticës së Hormuzit

Zëvendëskryeministri dhe kryediplomati i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca...

Ambasadori italian: Mbeta pa fjalë në Prince Caffe, gjithçka ishte e mrekullueshme

Prodhimin e kafesë, deri tek servimi në filxhan, nga...

Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkarkuar këtë të...

Moderatorja e dashur për publikun, Xhemi Shehu, ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale. Në një postim në Instagram, ajo ka zbuluar se sot aktori i humorit, Jul Deda, me të cilin ajo moderon emisionin satirik “Fiks Fare”, feston 20-vjetorin e martesës.

Por, krahas këtij urimi për kolegun e saj, Xhemi ka treguar se edhe për të vetë kjo ditë është e rëndësishme, pasi shënon 15 vjet martesë me bashkëshortin e saj.

Ka 20-vjetorin e martesës sot @juldeda. Ps: Unë 15”, ka shkruar Xhemi në InstaStory, duke ndarë edhe këtë moment të veçantë për të.

Duke qenë një nga figurat më të dashura të ekranit, por njëkohësisht mjaft e rezervuar për jetën personale, ky detaj i rrallë nga jeta private e Xhemit ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë uruar për këtë përvjetor të rëndësishëm.

Xhemi është nënë e dy fëmijëve, të cilët janë fryt i dashurisë së martesës 15-vjeçare. Ajo nuk ka ndarë momente me familjen, por u desh kjo ditë që të zbulonte festën speciale që ka sot.

Nga ana tjetër, Jul Deda ka ndarë një urim për përvjetorin e 20-të me bashkëshorten. Kujtojmë se Juli është baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz