Dy vjedhje të rënda kanë ndodhur dje në Ferizaj.
Në njërin rast Policia e Kosovës është informuar se derisa ankuesi mashkull nuk ishte në shtëpi, persona të panjohur kishin thyer dritaren e shtëpisë dhe kishin depërtuar brenda ku nga aty kanë arritur të marrin para të gatshme, stoli ari në vlerë të konsiderueshme si dhe një armë.
Rasti po trajtohet nga ekipet e hetuesisë.
“Ferizaj 28.05.2026, 21:00-21:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa nuk ishte në shtëpi persona të panjohur kishin thyer dritaren e shtëpisë dhe kishin depërtuar brenda ku nga aty kanë arrit të marrin para të gatshme, stoli ari në vlerë të konsiderueshme si dhe një armë. Rasti po trajtohet nga ekipet e hetuesisë”,thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.
Kurse një rast tjetër po ashtu në Ferizaj u raportua ku thuhet se ankuesi mashkull se derisa nuk ishte në shtëpi persona të panjohur kishin thyer dritaren e shtëpisë dhe kishin depërtuar brenda ku kishin demoluar shtëpinë dhe nga aty kanë arrit të marrin para të gatshme , stoli ari në vlerë të konsiderueshme si dhe një armë zjarri. Rasti në procedurë hetimore./Lajmi.net/