Dy vjedhje të rënda kanë ndodhur brenda dy ditëve në Mitrovicë.
Më 9 shkurt, në një objekt janë vjedhur kabllo elektrike dhe vegla. Policia po e heton rastin.
“Mitrovicë / 09.02.2026 – 3:47. Është raportuar se nga një objekt janë vjedhur kabllo elektrike dhe vegla. Lidhur me rastin njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh.
Dje, persona të dyshuar kanë dëmtuar një trafo të rrymës dhe kanë vjedhur disa kabllo të rrymës.
“Mitrovicë / 10.02.2026 – NN. Është raportuar se persona të dyshuar kanë dëmtuar një trafo të rrymës dhe kanë vjedhur disa kabllo të rrymës. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/