Dy të vdekurit në aksidentin në Drenas, janë nga Skenderaj, reagon Fadil Nura
01

Lexo edheSërish aksident tjetër në Drenas, 10 persona të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Gllobar të Drenasit, ku një grua dhe një fëmijë 7 vjeçar nga Skenderaj ka humbur jetën, shkruan Drenica Press.
Pas këtij aksidenti me fatalitet ka reaguar edhe Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ku tha se:” I prekur thellësisht në shpirt pas aksidentit të sotëm, ku humbëm dy qyterarë të komunës sonë; një nënë e dy fëmijëve dhe një 7 vjeçar. Në këto momente të rënda bashkëndjejmë dhimbjen me familjet dhe lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve!
Shpirti i tyre u prehtë në paqen e Zotit!/DRENICA PRESS/

Lexo edheSërish aksident tjetër në Drenas, 10 persona të lënduar