BallinaLajmeDy të lënduar si pasojë e aksidentit te “Kroi i Mbretit”, policia...

Dy të lënduar si pasojë e aksidentit te “Kroi i Mbretit”, policia jep detaje

Të ngjajshme

Vritet në Greqi një tifoz 20 vjeçar

Një ndeshje e ligës greke të basketbollit midis PAOK...

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Një aksident trafiku ka ndodhur më herët në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në zonën e njohur si “Kroi i Mbretit”.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se për aksidentin në të cilin u përfshin tri vetura, u njoftuan rreth orës 16:15.

Dy persona pësuan lëndime, për të cilat edhe morën trajtim mjekësor.

“Rreth orës 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Sipas patrullës policore në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vendngjarje” deklaroi Krasniqi./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz