Dy persona janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, ka pohuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:55.
“Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë Zahiti./Indeksonline/