BallinaRegjionaleDrenasDy të infektuar me koronavirus shëtisin në Drenas e Podujevë

Dy të infektuar me koronavirus shëtisin në Drenas e Podujevë

Të ngjajshme

Alonso, bast i rrezikshëm te Chelsea

A nuk pati mjaftueshëm drama te Real Madridi? Pas...

Ndryshon sërish moti- temperaturat për sot

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Trump: Irani duhet të veprojë shpejt ose nuk do të mbetet asgjë prej tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka paralajmëruar Iranin se...

Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf

Parandalimi i çdo forme të dhunës edhe më tej...

Një person i infektuar me koronavirus në Komoran të Drenasit dhe një tjetër në Podujevë, po ashtu i infektuar me koronavirus kanë dalë nga shtëpitë e tyre, duke mos respektuar masën e vetizolimit.

Ngjarja në Komoran të Drenasit raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 15:00.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili është i infektuar me Covid-19 nuk i është përmbajtur masës së vet-izolimit dhe i njëjti kishte dalur nga shtëpia. Ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

I ngjashëm është rasti edhe në Podujevë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 10:00.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili është i infektuar me Covid-19 nuk i është përmbajtur këshillave të mjekut për vet-izolim, ku dhe kishte dalë nga vet-izolimi. Ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti si më lart”, thuhet në raportin e Policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz