back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDy të arrestuar në Viti për djegien e rreth 7 hektarëve tokë...

Dy të arrestuar në Viti për djegien e rreth 7 hektarëve tokë – Policia apelon për kujdes

Të ngjajshme

Real Madridi shënon edhe me një lojtar më pak ndaj Sociedad

Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e dytë...

Mësohet klubi i madh evropian që po mundohet ta bindë Nicon

Nico Williams është shndërruar në një nga emrat më...

GOOOOOL: Asllani s’ka të ndalur në Bundesligë, tund rrjetën e Union Berlinit

Fisnik Asllani vazhdon të tregojë formë të mirë në...

Gabim në mbrojtje, Mbappe tregohet shumë i shpejt dhe shënon gol për Realin

Skuadra e Real Madrid ka shënuar golin e epërsisë...

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në komunën e Vitisë, pasi nga pakujdesia gjatë djegies së mbeturinave kanë shkaktuar zjarr që përfshiu rreth 7 hektarë tokë të mbjellë me grurë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, arrestimi u bë sot, më 10 korrik 2025, pas hetimeve intensive dhe në koordinim me Prokurorinë e Shtetit. Dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë identifikuar dhe ndaluar pas veprimeve operative të organizuara nga Njësiti i Hetimeve në Viti.

Ngjarjet për të cilat ata dyshohen kanë ndodhur në dy raste të ndara: njëri në rrugën “Ylvi Demiri” në qytetin e Vitisë dhe tjetri në fshatin Sllatinë e Ulët.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të arrestuarve do të ngriten kallëzime penale për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Policia apelon tek qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal, sidomos gjatë periudhës së verës, kur ndezja e zjarrit në vende të hapura mund të dalë jashtë kontrollit dhe të shkaktojë dëme të konsiderueshme materiale, si dhe të rrezikojë jetën dhe pronën e njerëzve.

Institucionet njoftojnë se për çdo rast të zjarrit apo dyshim për veprimtari të paligjshme qytetarët mund të raportojnë në numrat emergjentë 192 ose 112, për të mundësuar ndërhyrje të shpejtë dhe parandalim të pasojave më të mëdha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz