back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeDy të arrestuar në Prishtinë për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim milionësh

Dy të arrestuar në Prishtinë për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim milionësh

Të ngjajshme

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar sot një aksion në katër lokacione të ndryshme në kryeqytet, pas hetimeve disa mujore për korrupsion dhe krim ekonomik.

Gjatë operacionit janë arrestuar dy persona, V.H., avokat, dhe D.I., instruktor, të cilët dyshohen për veprat penale të falsifikimit të dokumentit, legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit.

Hetimet kanë zbuluar se të dyshuarit, me qëllim përfitimi pasuror, kanë falsifikuar dhe legalizuar dokumente të rreme, duke mashtruar persona të ndryshëm dhe duke shkaktuar dëme prej disa milionë eurosh.

Nga ky aksion është sekuestruar dokumentacion i lidhur me veprën penale, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Prokuroria ka bërë të ditur se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për grumbullimin e provave dhe dërgimin e rastit para gjykatës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz