Dy super përballje sot në Superligë
dp

Lexo edheMessi dështon nga penalltia, Inter Miami turpërohet në Nashville

Sonte luhen edhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së parë në sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.
Nga ora 16:30 në Gjilan, Drita do të nis mbrojtjen e titullit me përballje ndaj Llapit të Tahir Batatinës, shkruan Gazeta Express.
“Intelektualët” që janë ende në garë për Ligën e Konferencës, do të synojnë ta nisin mbarë sezonin.
Në anën tjetër, llapjanët që patën një edicion për t’u harruar, këtë vit hyjnë me pretendime të larta.

Lexo edheMessi dështon nga penalltia, Inter Miami turpërohet në Nashville
Dueli tjetër luhet në kryeqytet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 19:00.
Prishtina do t’i bëjë konak Ballkanit në përballjen më interesante të javës së parë.