Dy skenarët për Edon Zhegrovën, largim nga Juventusi në janar ose pjesë e listës për Europa League

E ardhmja e futbollistit kosovar, Edon Zhegrova, te gjiganti italian Juventus mbetet e paqartë dhe largimi i tij gjatë afatit kalimtar të janarit është një opsion real.
Sipas Fabrizio Romanos, ylli i Kosovës po shpreson të ketë më shumë minutazhë në fushë, por nëse situata e tij nuk ndryshon në javët në vijim, atëherë merkatos së dimrit do t’i kushtohet vëmendje e veçantë për të shqyrtuar mundësitë e largimit, shkruan IndeksOnline.
Nga ana tjetër, nëse Zhegrova vendos të qëndrojë në Torino edhe pas muajit janar, ai pritet të përfshihet në listën e skuadrës së Juventusit për ndeshjet e Ligës së Evropës në shkurt.

Lexo edheArsenali “blindon” portën, David Raya rinovon kontratën deri në vitin 2030
“Zhegrova mund të largohet nga Juventusi në janar. Lojtari kosovar po shpreson për më shumë minutazhë dhe, nëse kjo nuk ndodh, afati kalimtar i janarit do të ndiqet me vëmendje të madhe. Nëse ai qëndron, do të shtohet në listën e skuadrës për Ligën e Evropës në shkurt. Klubi tashmë po kërkon një sulmues në afatin kalimtar dimëror, pavarësisht kësaj” ka thënë Romano në kanalin e tij në Youtube.
Ndërkohë, drejtuesit e klubit bardhezi janë tashmë në kërkim të një sulmuesi të ri për afatin kalimtar dimëror, pavarësisht se si do të vendoset për të ardhmen e yllit kosovar. /IndeksOnline/



