Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Shqipëri, Medlir Mema ka folur këtë të shtunë në “Balkan Talks” me Franko Egron mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe Kosovës në Bordin e Paqes. Mema vlerësoi pjesëmarrjen dhe mendon se nga ana e Kosovës është edhe më e nevojshme, sepse kërkon të forcojë, sipas tij, legjitimitetin.
“Për Shqipërinë dhe për Kosovën sigurisht që është e rëndësishme pjesëmarrja në këtë bord. Sidomos për Kosovën është e rëndësishme, sepse kërkon legjitimitet. Edhe për këtë arsye çdo anëtarësim në çdo lloj organizimi i shton legjitimitet, dhe sidomos kur është i përkrahur edhe nga SHBA. Në këtë kontekst, për Kosovën dhe për Shqipërinë është shumë i rëndësishëm. Domethënia sigurisht nuk është rastësi, por SHBA kanë ftuar 50 vende, si dhe Rusinë dhe Kinën. Nuk është një ftesë ekskluzive, por një ftesë për shkak të rakordimit me SHBA. Nuk duhet ta fryjmë pjesëmarrjen. Shqipëria dhe Kosova me zgjuarsi e pranuan dhe bënë mirë”, tha Mema, transmeton Euronews.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po marrin pesë në Bordin e Paqes.
Bordi i Paqes është themeluar më 22 janar në Davos të Zvicës dhe i ka 27 anëtarë.
Themelimi i Bordit është paraparë në planin 20-pikësh të presidentit Trump për paqe në Gazë, që është pranuar nga Izraeli dhe Hamasi, organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera, në tetor të vitit 2025.