BallinaLajmeLajmet e FunditDy raste të dhunës në familje në Prishtinë: Djali rrah prindërit –...

Dy raste të dhunës në familje në Prishtinë: Djali rrah prindërit – burri rrah bashkëshorten

Të ngjajshme

Surprizë e madhe! Gjesti publikon video me Gimbon, prek me dedikimin

Një moment që ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale...

Rashfordi në ‘udhëkryq’ të karrierës, Milani dhe PSG-ja interesohen për të

 Raportimet po shtohen se Milani dhe Paris Saint-Germain janë...

Irani nis një valë sulmesh kundër Izraelit

Garda Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit tha se ka...

Herolind Shala ia bën sefte me gol në futbollin kosovar

Në një ndeshje vendimtare të Ligës së Parë, Feronikeli...

Në Prishtinë, në 24 orët e fundit, janë raportuar në Policinë e Kosovës dy raste të dhunës në familje.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, rasti i partë raportohet të ketë ndodhur të martën në orën 08:00, ku thuhet se djali ka ushtruar dhunë psikike e fizike ndaj prindërve të tij, i cili është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike, fizike dhe kishte kanosur prindërit e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka thënë PK-ja.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur të martën në mbrëmje, rreth orës 20:30, ku thuhet se një femër është sulmuar dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj.

“Pas intervistimit të palëve, viktimës i është ofruar urdhër mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ka thënë PK-ja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz