back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeDy policët e arrestuar sot, dyshohen për dallavere me patentë shoferë

Dy policët e arrestuar sot, dyshohen për dallavere me patentë shoferë

Të ngjajshme

Kuvendi i Kosovës miraton zgjatjen buxhetore për mars 2026

Me 99 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar...

IKSHPK: Nënlloji H3N2 i Gripit A dominon në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka...

Nuk ka më blerje: FIFA godet Athletic Bilbaon për shkelje të rregullave

FIFA ka konfirmuar zyrtarisht një vendim historik kundër Athletic...

Miratohet në Kuvend zgjatja buxhetore për muajin mars

Në seancën e sotme, me 99 vota për Kuvendi...

Fillon seanca me 50 minuta vonesë!

Ka filluar seanca e parë e legjislaturës së 10-të. Seanca...

Dy policët e arrestuar sot nga Inspektorati Policor i Kosovës dyshohet se janë përfshirë në skandalin e madh me dallavere për patentë shoferë, duke ndërhyrë në hetimin për këtë proces.

Siç merr vesh Koha Ditore, policët me emrat S. dhe N., kanë qenë nën hetime për këtë keqpërdorim.

Hetimet për këta dy zyrtarë të Policisë i ka nisur vetë policia, pas ekzaminimit të incizimeve, i ka thënë Kohës Ditore një burim.

23 persona janë arrestuar në fillim të këtij muaji, prej tyre 16 zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Dyshohet se të arrestuarit ua kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shoferë pa hyrë në teste, duke pranuar ryshfet prej 400 deri në 1,000 eurosh.

Dy zyrtarët policorë janë intervistuar dje në cilësinë e të dyshuarve për dy vepra penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorim i informatës zyrtare”. Inspektorati Policor i Kosovës perms një njoftimi ka bërë me dije se me vendim të prokurorit kompetent këta zyrtarë policorë janë arrestuar dhe u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz