Dy persona të panjohur kanë tentuar ta rrëmbejnë një të mitur nga Ferizaj
Rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes në Ferizaj, ku viktima i mitur ka njoftuar se derisa ka qenë në një firmë, dy persona të panjohur kanë shkuar me një veturë dhe kanë tentuar që ta fusin me dhunë në veturën e tyre.
I mituri ka arritur që të largohet nga personat që dyshohet se kanë tentuar ta rrëmbejnë, ndërkaq policia bën të ditur se nuk ka persona të lënduar