Dy persona të lënduar nga një aksident në rrugën Prishtinë – Mitrovicë
BILLI

Lexo edheBefason Çun Lajçi: N’paçi pak fytyrë, votojeni këtë parti në zgjedhje

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Mitrovicë ku si pasojë e përplasjes së dy veturave, dy persona janë lënduar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Rreth orës 11:30 në rrugën Prishtinë – Mitrovicë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë Ahmëti.

Lexo edheBefason Çun Lajçi: N’paçi pak fytyrë, votojeni këtë parti në zgjedhje
Ajo ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut i Policisë së Kosovës.