back to top
Friday, August 1, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDy persona ranë në humnerë me motor në Letnicë – zjarrfikës, policë...

Dy persona ranë në humnerë me motor në Letnicë – zjarrfikës, policë e mjekë u dolën në ndihmë

Të ngjajshme

Komandanti i Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti, Hetem Jakupi, ka bërë të ditur se dje rreth orës 18:30 në fshatin Letnicë ka ndodhur një aksident i rëndë ku dy persona që po udhëtonin me motor kanë humbur kontrollin dhe kanë rënë në një humnerë të thellë.

Jakupi tha se telefonatën për ndihmë e pranuan nga njëri prej të lënduarve, ku njësiti emergjent reagoi menjëherë me një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi.

“Aksioni u zhvillua ne kushte normale por terreni ku kishin rënë ishte i vështirë, dhe çdo sekondë ishte vendimtare për shpëtimin e jetëve. Për fat te mirë sot janë në gjendje te mirë, pasi që kemi kontaktuar me personat e lënduar”.

“Mirënjohje dhe respekt të thellë për të gjitha ekipet për reagimin e shpejtë, guximin dhe profesionalizmin e treguar. Urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit”, shkroi Jakupi.

Tutje, ai bëri të ditur se të lënduarit fillimisht u dërguan në QKMF në Viti, ndërsa njëri pastaj në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

- Advertisement -

Të Fundit