back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeDy persona arrestohen në Viti pas përleshjes fizike dhe të shtënave me...

Dy persona arrestohen në Viti pas përleshjes fizike dhe të shtënave me armë

Të ngjajshme

Vrasje në Divjakë, ekzekutohet i riu në mes të lokalit

Një 32 vjeçar ka humbur jetën në orët e...

Shaqiri me shokë sonte e zhvillojnë ndeshjen e parë të play-offit në Champions League

Sonte zhvillohen edhe katër ndeshje tjera të play-offit të...

Kujt iu ndalua ta vizitojë Thaçin?

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë,...

Një konflikt mes dy personave ka eskaluar në përleshje fizike dhe përdorim të armës së zjarrit në rrugën “Rexhep Bislimi” në Viti, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:20, kur pas një mosmarrëveshjeje mes dy meshkujve, të dyshuarit janë përfshirë në fjalosje e më pas në përleshje fizike. Gjatë incidentit, njëri nga të dyshuarit ka shtënë një herë me armë zjarri në ajër dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Gjatë ekzaminimit, është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Gjithashtu, në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve është sekuestruar një armë revole me dy fishekë dhe leja e posedimit të armës.

Të dy personat janë arrestuar dhe intervistuar në stacion policor. Me urdhër të prokurorit kujdestar, njëri prej të dyshuarve është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Rasti është cilësuar si “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”, “Armëmbajtje pa Leje” dhe “Lëndim i Lehtë Trupor” dhe po hetohet më tej nga organet kompetente./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz