back to top
Saturday, October 18, 2025
BallinaLajmeDy nga pesë anëtarët e KKZ-së që u aksidentuan në Ferizaj, në...

Dy nga pesë anëtarët e KKZ-së që u aksidentuan në Ferizaj, në gjendje të rëndë

Të ngjajshme

Shaqiri bën gol dhe asist në fitoren e Baselit në Superligë

Skuadra e Baselit ka shënuar fitore 3:0 ndaj Winterthurit...

Më e lumtur se kurrë, Dua Lipa përfundon turin e saj në SHBA

Dua Lipa sapo ka përfunduar turin e saj në...

Dortmundi u mbyt në “ujëra” bavareze, Bayerni po gëzon kreun

Bayern Munchen ka dalë fitues nga derbi i madh...

Dy nga pesë anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor të Ferizajt që u aksidentin dje, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla.

Syla bëri të ditur se të dy të lënduarit janë dërguar në Klinikën Intensive, pas intervenimit në Emergjencë.

Nga ana tjetër, Bleron Jakupi nga dega e LDK-së në Ferizaj, thotë se tre të lënduarit e tjerë, janë në gjendje më të mirë shëndetësore.

“Lajme më të mira nga miqtë tanë të Komisionit Komunal Zgjedhor të Ferizajit. Shaban Rexha ka përfunduar me sukses operimin dhe ndodhet nën kujdes mjekësor. Burhani Salihu dhe Nexhmedini Idrizi kanë pësuar fraktura të brinjëve, por janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa Meritani është liruar nga QKUK dhe po vazhdon rikuperimin në shtëpi. Lutjet tona të përzemërta vazhdojnë të jenë me Fetah Bytyqin, i cili është në gjendje më të rëndë. Zoti i forcoftë të gjithë dhe i ktheftë sa më shpejt shëndoshë pranë familjeve të tyre”, ka shkruar ai në rrjetin social në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz