Dy ndeshje sot në Superligë

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje në kuadër të xhiros së dytë të edicionit të ri.
Në orën 16:30, në fushë do të zbresin Ballkani dhe Vushtrria. Suharekasit do të kërkojnë pikët e radhës para tifozëve të tyre, ndërsa Vushtrria synon të befasojë dhe të largohet me rezultat pozitiv.
Ndeshja tjetër e ditës zhvillohet në orën 19:00, ku Dukagjini përballet me Feronikelin 74.

Lexo edheLeeds ende në garë për Rafael Leaon
Të dyja skuadrat do të kërkojnë pikët e plota në këtë përballje, e cila pritet të sjellë një tjetër duel interesant në elitën e futbollit kosovar.
Këto janë dy përballjet e ditës së sotme në kuadër të xhiros së dytë të Superligës, ndërsa skuadrat do të synojnë të marrin pikë të rëndësishme që në fazat e para të kampionatit.














