BallinaJetëDy kosovarët që u kapën duke “fluturuar” drejt Vlorës i kishin marrë...

Dy kosovarët që u kapën duke “fluturuar” drejt Vlorës i kishin marrë veturat luksoze me qira në Zvicër

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Policia e Shtetit publikoi një ditë më parë pamjet, ku dy automjete luksoze, Lamborghini dhe një BMW, lëviznin në autostradë në drejtim të Vlorës, me shpejtësi skëterrë.

Fillimisht drejtuesit nuk iu ndaluan policisë, ndërsa u kapën pak më vonë në një postbllok tjetër.

Ndërkohë, media zvicerane Blick ka zbuluar të tjera detaje.

Makina Lamborghini ishte marrë me qira nga 40-vjeçari kosovar në një kompani për dhënien me qira të makinave luksoze në Schuebelbach të Zvicrës.

Pronari i kompanisë nuk ka komentuar ngjarjen, pasi ishte me pushime dhe nuk kishte dijeni për ngjarjen, shkruan gazeta.

Ndërkohë, mjeti tjetër BMW drejtohej nga një 37-vjeçar, gjithashtu nga Kosova. Makina e tij i përket një kompanie pastrimi në kantonin Schwyz. Shefi i tyre është gjithashtu me pushime dhe nuk ishte në dispozicion për Blick.

Kujtgojmë se drejtueis i mjetit Lamborghini u gjobit me 168 mijë lekë, kurse ai BMW me 120 mijë lekë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz