Dy kosovarë me kancer mundin koronavirusin
BILLI

Lexo edhe50 euro çadra?!Edi Rama jep lajmin: Plazhet do të jenë publike, s’ka më njerëz me hunj që ju kërkojnë euro

E ndonëse sëmundja e kancerit ishte e avancuar, sidomos tek njëri prej tyre i prekur nga kanceri në mushkëri, onkologët në QKUK tregojnë se këta pacientë lehtësisht e kanë kaluar virusin, raporton KOHA.
Rrethanat e krijuara nga pandemia kanë bërë që Klinika e Onkologjisë të funksionojë më ndryshe gjatë kësaj kohe.
Stafi në këtë klinikë tashmë është ndarë në tri grupe, derisa kimioterapia aplikohet në salla të ndara dhe me distancë në mes të pacientëve.
Por, ndalimi i lëvizjes dhe karantinimi i disa qyteteve ka vështirësuar marrjen e terapisë për disa pacientë të prekur me kancer.

Lexo edhe50 euro çadra?!Edi Rama jep lajmin: Plazhet do të jenë publike, s’ka më njerëz me hunj që ju kërkojnë euro
Ndonëse në fillim të shfaqjes së rasteve të para Klinika e Onkologjisë kishte ndërprerë dhënien e kimioterapisë dhe kishte punuar me staf të reduktuar, aktualisht kjo është njëra ndër klinikat e pakta që po punon me kapacitet të plotë.