back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeDy javë nga fillimi i ri i vitit shkollor – Aplikimi për...

Dy javë nga fillimi i ri i vitit shkollor – Aplikimi për subvencionet e teksteve shkollore ende nuk është hapur, Ministria hesht

Të ngjajshme

E vendosën këtë tabelë, në Gjermani, vetëm në 13 vende, a e dini kuptimin e saj?

Shenja më e rrallë rrugore në Gjermani është vendosur...

Ilir Murtezaj ia dorëzon postin e drejtorit të ATK-së Mentor Hysenit

Në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) sot është mbajtur...

Bajrami: Kosova ka të drejtë të monitorojë proceset në Hagë, s’është ndërhyrje

Profesori universitar, Arsim Bajrami, ka thënë se Kosova ka...

Me afrimin e datës 1 shtator, e cila shënon fillimin e vitit të ri akademik 2025-2026, shumë prindër dhe familje janë në pritje për hapjen e aplikimit për subvencionet e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Edhe pse ky është një moment kur zakonisht prindërit fillojnë përgatitjet për blerjen e librave dhe materialeve të nevojshme për fëmijët e tyre, deri më tani ende nuk është hapur aplikimi zyrtar nga Ministria e Arsimit.

Telegrafi ka dërguar pyetje zyrtare në Ministrinë e Arsimit duke kërkuar sqarime lidhur me datën për hapjen e aplikimit për subvencionet që ndihmojnë familjet të përballojnë shpenzimet për tekstet shkollore.

Megjithatë, deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, Telegrafi ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare.

Ndryshe, vitin e kaluar prindërit janë subvencionuar për blerjen e teksteve shkollore ku për nxënësit nga klasa e 1-5 vlera e subvencionimit ishte 80 euro, ndërsa për ata nga klasa 6-9 vlera ishte 110 euro, ndërsa vite më parë është praktikuar opsioni ku librat shpërndaheshin direkt përmes shkollave. /Telegrafi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz