Dy gjigantët anglezë në garë për Jarell Quansah
dp

Lexo edheLeao në telashe? Amorim e sheh si ndikim negativ te Milani

Arsenal dhe Manchester United kanë hyrë në garë për transferimin e Jarell Quansah nga Bayer Leverkusen.
Arsenali tashmë ka hapur bisedimet me Leverkusenin për mbrojtësin anglez, ndërsa Manchester United ka kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit për të mësuar më shumë rreth situatës së tij.
Leverkuseni nuk dëshiron ta shesë Quansah dhe pritet të kërkojë një shumë dukshëm më të lartë se 35 milionë euro, shuma që klubi gjerman pagoi për ta transferuar atë nga Liverpooli verën e kaluar.

Lexo edheLeao në telashe? Amorim e sheh si ndikim negativ te Milani
Quansah është bërë kështu objektiv i dy gjigantëve të Premier League, me garën për të që pritet të intensifikohet në ditët në vijim.