BallinaLajmeDy fëmijë në gjendje të rëndë nga aksidenti me tren në Klinë...

Dy fëmijë në gjendje të rëndë nga aksidenti me tren në Klinë [Pamje]

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur sot në fshatin Dush të Klinës. Ku në aksident është përfshirë një tren dhe një veturë në vend-kalimin hekurudhor, si pasojë e këtij aksidenti gjashtë udhëtarë kanë mbetur të lënduar, prej tyre tani është konstatuar nga ekipi mjekësorë vdekja e një viktime (femër).

Dy persona fëmijë janë dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur për “Indeksonline”  Zëdhënësi për informim në QKUK, Shpend Fazliu.

Ai ka treguar se gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.

“Dy fëmijë kanë ardhë  në  QKUK në  gjendje rëndë. Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme nga stafi mjekësor i emergjencës dhe  po bëhen edhe ekzaminimet radiologjike”, ka thënë Fazliu për Indeksonline.

Më tutje, ai ka shtuar se stafi mjekësor po bën maksimumin. Megjithatë, ai ka theksuar se gjendja e fëmijëve mbetet e rëndë.

Ndryshe, rasti është konfirmuar për Indeksonline edhe nga Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin në fjalë./Indeksonline/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz