BallinaLajmeDW: Ekonomia botërore e marrë peng

DW: Ekonomia botërore e marrë peng

Të ngjajshme

Tifozët e Italisë e duan Mourinhon për trajner

Italia do të mungojë në Botërorin e tyre të...

​Italia në kërkim të trajnerit të ri, lajmërohet “shpëtimtari”

Trajneri italian, Roberto Mancini, besohet se është i bindur...

Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga vetura vidhet çanta me armë dhe dokumente

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të...

Arrestohet një grua në Podujevë, keqtrajtoi fëmijët

Një grua është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për...

Prej bllokimit nga Irani të trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit çmimet e gazit dhe naftës janë rritur, ndërsa rezervat po bien. Në një takim të koordinuar nga Londra u diskutua për zgjidhje.

Përfaqësues nga rreth 40 vende morën pjesë në një takim virtual për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Kryeministri britanik Keir Starmer kishte ftuar për këtë takim për të diskutuar për masa diplomatike dhe politike për të rikthyer lirinë e lundrimit në këtë rajon. Takimi ishte ndoshta dhe reagim ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump ndaj partnerëve: “Duhet të mësoni të mbroheni vetë”.

Në takim morën pjesë ndër të tjerë përfaqësues nga Franca, Gjermania, Kanadaja, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. SHBA nuk ishte e përfaqësuar.

Ministrja e Brendshme britanike Yvette Cooper theksoi në fillim të videokonferencës rëndësinë e Ngushticës së Hormuzit për tregtinë botërore. “Në 24 orët e fundit, vetëm 25 anije kanë arritur të kalojnë, ndërkohë që normalisht kalojnë rreth 150 në ditë.” Aktualisht, rreth 2.000 anije po presin për të kaluar. Sipas saj, Irani ka bllokuar një rrugë ndërkombëtare detare, duke marrë peng ekonominë botërore.

Shqetësim për ekonominë botërore

Ashtu si në shumë vende të tjera, edhe në Britaninë e Madhe po rritet frika se bllokada e Ngushticës së Hormuzit mund të shkaktojë dëme të mëdha në ekonomi. Rreth një e pesta e naftës dhe e gazit të lëngshëm që tregtohen në botë kalojnë zakonisht përmes kësaj rruge.

Një nga çështjet e diskutuara ishte nëse për arsye sigurie cisternat e naftës duhet të shoqërohen nga anijet ushtarake.

Macroni kundër përdorimit të forcës

Presidenti francez Emmanuel Macron e cilësoi përdorimin e forcës si jorealist. Sipas tij rihapja e ngushticës mund të arrihet vetëm përmes koordinimit me Iranin dhe negociatave pas një armëpushimi të mundshëm.

Ndërkohë Italia propozoi krijimin e një “korridori humanitar” për plehra kimike dhe mallra të tjera me rëndësi jetike, për të parandaluar një krizë ushqimesh, veçanërisht në vendet afrikane, siç deklaroi ministri i Jashtëm Antonio Tajani./DW/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz