back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeDurmishi njofton subvencione shtetërore për transportin publik në komunat veriore

Durmishi njofton subvencione shtetërore për transportin publik në komunat veriore

Të ngjajshme

Zyrtarizohet blerja 70 milionëshe e Liverpoolit

Liverpooli ka arritur të bëjë një blerje të madhe. Bëhet...

Nimani: Më shumë gjasa për zgjedhje të reja sesa për zgjidhje institucionale

Profesori Artan Nimani ka folur për situatën politike pas...

Muriqi i madh, futet në formacionin e javës në La Liga

Që tani është publikuar formacioni i javës së 22-të...

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se është hapur thirrja për operatorët ekonomikë të transportit publik për operim në linjat që vlerësohen si ekonomikisht joprofitabile.

Sipas tij, kjo masë synon subvencionimin e transportit publik për qytetarët, me fokus të veçantë në komunat e veriut të Kosovës.

“Një zotim i dhënë gjatë fushatës po bëhet realitet. Kemi hapur thirrjen për operatorët ekonomikë të transportit për operim në linjat që janë ekonomikisht jo profitabile”, ka deklaruar Durmishi.

Ai ka theksuar se përmes kësaj mase Qeveria do të mbështesë drejtpërdrejt transportin publik, duke garantuar qasje më të mirë në shërbime dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët.

“Ky është një hap konkret për të garantuar qasje më të mirë në shërbime, lëvizje më të lehtë dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht zonës ku jetojnë”, ka shtuar ministri në detyrë.

Durmishi ka ftuar operatorët ekonomikë të interesuar që të aplikojnë pranë Departamentit të Transportit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, brenda afateve të përcaktuara në thirrjen publike.

“Zotimet po i kthejmë në veprime konkrete”, ka përfunduar ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz