back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeDurim Jasharaj: Kjo e nesërmja është test për protestë, jo protestë

Durim Jasharaj: Kjo e nesërmja është test për protestë, jo protestë

Të ngjajshme

​Yamal humb pasaportën në Turqi

Lamine Yamal e ka humbur pasaportën gjatë vizitës së...

Full operacione në fytyrë, fansat nuk e njohin këngëtaren e njohur

Këngëtarja amerikane Jessica Simpson u shfaq në MTV Video...

Pas divorcit të hidhur, Alma Bektashi rigjen dashurinë

Kohë më parë, këngëtarja e njohur Alma Bektashi u...

Rritet numri i të prekurve me HIV, për gjashtë vjet 93 raste

Që nga viti 2019 në Kosovë janë regjistruar gjithsej...

Franca drejt një krize të re politike teksa kryeministri përballet me votëbesim

Franca rrezikon të humbë kryeministrin e të tretë brenda...

Në prag të asaj që u quajt ‘performancë’ së paralajmëruar për nesër nga Lëvizja Vetëvendosje, aktivisti i shoqërisë civile Durim Jasharaj është i bindur se mund të protestohet edhe në kohë pandemie.

“Duhet thënë që një grup i aktivistëve të shoqërisë civile, organizata të caktuara të shoqërisë civile kanë dalë me një qëndrim që edhe në kohë pandemie mund të protestohet dhe duhet të protestohet. Demokracia nuk mund të suspendohet dhe përjashtohet edhe në kushtet në të cilat jemi si shoqëri”.

“Kemi pasë organizuar atë aksionin simbolik përmes krijimit të mundësisë në distancë prej dy metrave duke i shënjuar me pika të kuqe në mënyrë që të tregojmë që mund të organizohen protesta edhe në kohën që ishim. Ky ishte qëllimi jonë parësor dhe kryesor”.

“Pas asaj dite ka pasë disa organizime të cilat e kanë shfrytëzuar infrastrukturën e krijuar nga rrjeti i organizatave dhe aktivistëve të shoqërisë civile. Besoj që ka qenë spontane në kuptimin që ne nuk i kemi organizuar protestat e tjera, sepse po t’i organizonim do të deklaroheshim që i kemi organizuar. Lidhshmëria e vetme është që të tjerët e kanë dëshmuar që protesta është e mundshme, kanë dëshmuar që aksioni jonë merr kuptim në sensin që ato pika e bënin të mundur realizimin e një të drejtë fundamentale për të shprehur pakënaqësinë ndaj një situate, sistemi ose vendimi”.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka insistuar se ‘performanca’ e paralajmëruar me pjesëmarrjen e 3500 personave është një test-protestë dhe jo protestë.

“Ajo që kemi bërë ne ka qenë shenjim i hapësirës përmes pikave të kuqe për të treguar që është e mundshme të protestohet. Ajo çka ka bërë Vetëvendosje ka qenë provë e një prove që tregon që është e mundshme të protestohet”.

“Edhe kjo e nesërmja është një provë për të treguar që është e mundshme të protestohet , madje tash edhe në kushte më të mira duke ditur që disa nga kufizimet janë larguar”.

A e mbështet këtë provë për protestë, siçe quan ai?

“Kjo është si të më pyesësh ‘A je në parim për të drejtën për të protestuar?’. Gjithmonë. Sigurisht. Kjo e nesërmja është një provë për protestë. Nëse më pyet a je për provë për protestë është si të më pyesësh ‘A je për protestën si formë demokratike për të shprehur pakënaqësinë?’. Gjithmonë do të jem për protestën si instrument për shprehjen e pakënaqësisë dhe indinjatës së qytetarëve”.

Ai është shprehur i bindur se motivi i kësaj test-proteste është dëshmia që mund të protestohet edhe me një numër më të madh të qytetarëve.

“Arsyeja dhe qëllimi është prova që mund të organizohet protesta. Është shumë më shqetësuese është deklarata e presidentit se sa prova e një proteste që mund të bëhet”.

Jasharaj e ka komentuar edhe situatën kur kanë mbetur edhe pak orë deri në publikimin e aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit.

“Gjykata Kushtetuese nuk është për t’i ndjerë presionet që vijnë lart e poshtë. Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë mbi presionet. Pse presidenti thotë që kryeministri qëndron jashtëligjshëm? Kjo i bie që ose presidenti e ka tashmë në dorë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe për rrjedhojë beson që kryeministri po qëndron në zyre pa nevojë ose po e dikton tekstin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që është e njëjta gjë”.

“Nuk mendoj që çështja është kush po bën presion ndaj Gjykatës Kushtetuese. Çështja është kush e kontrollon Gjykatën Kushtetuese?

“Gjykata Kushtetuese duhet të nxjerrë vendim kushtetuese. Cili është ai vendim neve nuk na takon si qytetarë të themi se ‘çka do që vendos Gjykata Kushtetuese do ta respektojmë’, sepse nuk mund të thuhet kjo gjë. Nuk mund të besosh verbërisht që një institucion pavarësisht çka nxjerr ne do të pajtohemi”.

A është Durim Jasharaj një mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje?

“Më shumë se sa ‘më kë je’, pyetja duhet të shtrohet ‘me kë nuk je’. Unë si aktivist politik dhe një njeri që më intereson ky vend me qenë më mirë unë nuk jam me LDK-në, AAK-në, PAN, LAN – nuk jam me këto. Pozicioni më përparimtar në Kosovë është të dish me kë nuk duhet të jesh – të mos jesh me rikthimin e së vjetrës në pushtet”.

Të jesh në qeveri dhe të protestosh – a është diçka normale?

“Është gjithmonë normale të protestosh. Të jesh në qeveri dhe të protestosh? Interesante.

Patentën për protestë nuk e ka askush. Kur ka qenë Vetëvendosja në opozitë i thonin ‘Pse po organizon protesta, hyn në zgjedhje?’. Tash që është në qeveri po i thonë ‘Pse po proteston?’. Lërini njerëzit rehat”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz