BallinaLajmeDuncan: UÇK-ja s’kishte hierarki, personat me kompetencë ishin komandantët e zonave

Duncan: UÇK-ja s’kishte hierarki, personat me kompetencë ishin komandantët e zonave

Të ngjajshme

Dr. Ardian Shabani – Autoritet në Oftalmologji

Dr. Ardian Shabani është një nga emrat më të...

“Qarkullon material për historinë e tij mjekësore apo…”

Familja e aktorit legjendar, Chuck Norris, ka reaguar publikisht...

Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i madh ende s’është hequr

IndeksOnline raportoi me parë për një rreshqitje të madhe...

Diplomati britanik, John Duncan tha në Hagë se funksionimi i UÇK-së nuk ishte si i një ushtrie normale, ku në bisedime do ftohej komandanti për marrëveshje.

Sipas tij, NATO-ja kurrë nuk do të shkonte në nivele rajonale, por përfaqësimi do bëhej nga komandanti kryesor.

“Si rregull, NATO-ja do të ftonte komandantët e lartë dhe do bëhej një marrëveshje në mes gjeneralit (Wesley) Clark dhe cilitdo që do ishte nga pala tjetër. Nuk do shkonim kurrë në nivel rajonal. Kjo shërben për të kuptuar strukturën hierarkike. Pra, si funksiononte atje”, tha ai.

Duncan tha se me UÇK-në, vështirësia kryesore ishte kjo për shkak se ata nuk kishin strukturë hierarkike.

“Kjo ishte vështirësia që po përballeshim atje sepse nuk kishin strukturë hierarkike. Ishin të organizuar ndryshe. Pushtetet ishin ndryshe në vende të ndryshme”, deklaroi ai.

Duncan tha se në UÇK gjërat funksionin ndryshe dhe se kompetencat i kishin komandantët e zonave.

“Nuk mund të shkonim thjesht të bisedonim me Thaçin apo me zotin Çeku dhe të mendonim se e zgjidhem problemin. S’funksiononin gjërat kështu. Duhej të flisnim me persona që kishin kompetenca dhe ata ishin komandantët e zonave”, tha dëshmitari.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz