BallinaLajmeDuncan: S’kam parë asnjë provë apo dëshmi që Thaçi ishte komandant i...

Duncan: S’kam parë asnjë provë apo dëshmi që Thaçi ishte komandant i përgjithshëm i UÇK-së

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Diplomati britanik, John Stewart Duncan po dëshmon në Gjykatën Speciale në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai deklaroi se nuk ka parë asnjë dëshmi apo provë që Hashim Thaçi ishte Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së.

“Nuk kam parë asnjë dëshmi as një provë të kësaj gjëje”, tha dëshmitari.

Ai e përshkroi rolin se si mund të jetë një komandant i përgjithshëm në një ushtri të rregullt.

“Komandanti i përgjithshëm lidhet kryesisht me komandimin dhe kontrollimin. Komandimi lidhet me të drejtën e lëshimit të urdhrave, udhëzimeve, direktivave, ndërkohë që kontrollimi ka në vetvete aftësinë për ta kryer këtë komandim dhe për të siguruar që urdhrat e dhëna apo udhëzimet e dhëna realizohen në mënyrë efektive. Pra, me fjalë të tjera kjo është një lloj realiteti apo politike që nuk të jep kompetenca absolute”, tha Duncan

Ai ka thënë se gjatë negociatave, Thaçi trajtohej si krahu politik, që kishte ndikim dhe një lloj autoriteti, por jo si dikë që kishin respekt ushtarak.

“Ata e respektonin gjeneralin Çeku sepse ai ishte oficer ushtarak në profesion, familja e tij kishte vuajtur në duart e serbëve dhe atë e shihnin si profesionist si ushtarak profesionist. Kur arriti Hashim Thaçi kishte një lloj tensioni, siç ndodh zakonisht, tension që ndodh kur arrin një person që është politikan dhe në biseda janë të përfshirë oficerë ushtarakë”, ka thënë Duncan.

Ai gjithashtu ka thënë se ata e kanë parë Thaçin si person politik të rëndësishëm për kauzën e tyre, por nuk është parë si ushtarak.

Duncan u pyet nëse i është dukur se kishte autoritet mbi komandantët e zonave?

“Asnjëherë nuk e kam parë që të jepte direktiva apo urdhra, ishte e qartë që kishim të bëjmë me dy lloj njerëzish, me ushtarakun apo oficerin e nivelit të lartë dhe politikani”, ka thënë ai. /Lajmi.net/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz