Duma: Të zbardhet vdekja e 29-vjeçarit shqiptar në Greqi

Sekretarja e marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma ka kërkuar “me forcë” zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur në Greqi ku humbi jetën shtetasi shqiptar Pëllumb Marnikolli.
“Dëshmitë e familjarëve të Pëllumb Marnikollit janë tronditëse dhe ata faktojnë se njeriu i tyre është paraqitur më 3 gusht në një komisariat policie në Greqi dhe prej andej ka dalë i vdekur. Kjo është një ngjarje e rëndë që meriton drejtësi dhe ndëshkim shembullor për çdo përgjegjës për vdekjen e 29-vjeçarit shqiptar”, ka deklaruar Duma.
Ajo ka theksuar se, dyshimet janë se ndaj të riut shqiptar është ushtruar dhunë. “Dhe nëse kjo vërtetohet, ky është një rast i përsëritur i trajtimit çnjerëzor të shqiptarëve në qelitë greke, në kundërshtim me çdo normë ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, ka vijuar Duma.

Lexo edheKMDLNJ: Sulmi në xhaminë në Velekincë, shkelje e të drejtave fetare
Ajo është shprehur se, “transparenca dhe drejtësia për këtë rast do të ishte një ngushëllim për familjarët e viktimës, por dhe një kontribut në marrëdhëniet mes dy vendeve”.
“Dhe kjo është më së pari detyrë e përgjegjësi e kryeministrit. Ne i kërkojmë Edi Ramës, i cili e ka përcjellë me heshtje këtë rast, që të ushtrojë detyrën e tij dhe të kërkojë nga aurotitetet greke hetim të plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve për vdekjen e Pëllumb Marnikollit”, ka shtuar Duma.














