back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeDuma: Rama të angazhohet për zbardhjen e vdekjes të shqiptarit në Greqi

Duma: Rama të angazhohet për zbardhjen e vdekjes të shqiptarit në Greqi

Të ngjajshme

22 vjeçari nga Kaçaniku vdiq në Kosovë, pak ditë pasi operoi lukthin në Turqi

Një 22 vjeçar nga Kaçaniku ka ndërruar jetë dje....

Presidentja Osmani niset për në Selinë e Shenjtë, do të takohet me Papën

Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e Shenjtë,...

Po shkëlqen te Trabzoni, presidenti flet për Muçin: Do ta marrim nga Besiktasi, do ta bëjmë…!

Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan ka folur për Ernest...

Milot Rashica pritet të rikthehet si startues te Besiktasi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica pritet të...

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma u shpreh se rasti i shqiptarit të vdekur në burgjet greke është tronditës. Ajo tha se Pëllumb Marnikollaj kishte qenë më 3 gusht në një komisariat policie në Athinë dhe se prej andej nuk ka dalë më gjallë.

“Kjo është një ngjarje e rëndë që meriton drejtësi dhe ndëshkim shembullor për çdo përgjegjës për vdekjen e 29­vjeçarit shqiptar. Dyshimet janë se ndaj të riut shqiptar është ushtruar dhunë. Dhe nëse kjo vërtetohet, ky është një rast i përsëritur i trajtimit çnjerëzor të shqiptarëve në qelitë greke, në kundërshtim me çdo normë ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, tha Duma.

Ajo theksoi se Rama po hesht për rastin, duke shtuar se nuk po angazhohet për vdekjen misterioze të 29­vjeçarit nga Shqipëria.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz