back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaJetëDuken të çuditshme, por nëse keni këto 4 shenja, duhet të bëni...

Duken të çuditshme, por nëse keni këto 4 shenja, duhet të bëni një test shtatzënie

Të ngjajshme

Kosova e fillon fortë keq kampanjën e kualifikimeve për Botëror, Zvicra si Zvicra

Ishte ndeshja e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, por...

Dajaku i ashpër me kritika pas humbjes së turpshme të Kosovës

Analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit”, Taulant Dajaku...

Zbulimet që po ndryshojnë mënyrën se si trajtojmë zemrën

Mjekët, shkencëtarët dhe kërkuesit në takimin vjetor të Shoqatës Europiane të...

Këto janë disa shenja, të cilat shfaqen para mungesës së menstruacioneve, dhe nuk bëhet fjalë për dhimbje gjoksi e as të përziera. Ka disa simptoma të pazakonta të shtatzënisë që mund të ndodhin edhe para mungesës së menstruacioneve.

Një test shtatzënie zbulon hormonin e shtatzënisë, beta HCG, në urinë. Fillon të sekretohet që nga momenti kur veza e fekonduar ngjitet në murin e mitrës.

Përveç mungesës së menstruacioneve, dhimbjes së gjoksit, dëshirave të çuditshme për ushqim, ka disa shenja që do t’ju tregojnë se është koha për të bërë një test shtatzënie.

Ngërçe/spazma të çuditshme në stomak

Mund t’ju duket e pabesueshme, por këto ngërçe mund të shfaqen pikërisht kur ndodh implantimi, pak para menstruacioneve. Ndonjëherë mund të shoqërohet edhe me gjakrrjedhje të lehtë.

Shija e metanit në gojë

Për shkak të sasisë më të madhe të estrogjenit dhe progjesteronit që sekretohen, mund të shfaqet një shije krejtësisht e ndryshme dhe e çuditshme në gojë. Do t’ju duket sikur mbani monedha metalike në gojë, shkruan Living.

Aroma shumë intensive

Edhe pse duket e çuditshme, shumë gra kanë një ndjesi të shtuar të nuhatjes gjatë shtatzënisë. Estrogjeni është përgjegjës për përjetimin më të fortë të këtyre ndjenjave.

Jeni më e relaksuar se zakonisht

Besojeni apo jo, kjo mund të jetë një simptomë e shtatzënisë. Duke qenë se ndodh çlirimi i hormonit relaksinë, nëse praktikoni joga ose Pilates, do të vini re se shtriheni shumë më lehtë dhe më mirë. Ky hormon sekretohet ndërsa trupi përgatitet për lindjen e fëmijës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz