back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaBotëDuke i ikur terrorit mbyten në deti

Duke i ikur terrorit mbyten në deti

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Si pasojë e përmbytjes së një varke e cila transportonte myslimanë të Arakanit të arratisur nga Mianmari për shkak të dhunës së ushtrisë dhe budistëve fanatik me qëllim për t’u strehuar në Bangladesh, kanë humbur jetën të paktën 12 persona në mesin e të cilëve 6 ishin fëmijë.

Zyrtari i Policisë së Bangladeshit, Shejh Ashrafuzzaman, në deklaratën e tij njoftoi se varka e stërmbushur mbi kapacitetin e saj, e cila transportonte myslimanët nga Arakani është përmbysur në orët e mëngjesit në ujërat e Shah Porir Dwip të gjirit Bengal.

Ai bëri të ditur se 21 persona të shpëtuar kanë njoftuar se në varkë ishin rreth 65 persona, ndërsa shtoi se janë gjetur 12 kufoma, 6 prej të cilëve fëmijë.

Punimet për gjetjen e myslimanëve të zhdukur të Arakanit vazhdojnë ende.

Që nga 25 gushti, të paktën 184 myslimanë të Arakanit kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së varkave në përpjekje për të kaluar në Bangladesh.

Ndërkohë në sulmet e ushtrisë së Mianmarit ndaj civilëve që nga 25 gushti me arsyetim se janë duke luftuar kundër militantëve të armatosur kanë humbur jetën mijëra myslimanë. Për shkak se nuk lejohet hyrja dhe dalja në rajon nuk mund të përcaktohet numri i saktë i civilëve të vdekur.

Në sulmet e fundit më shumë se 200 fshatra janë shkatërruar nga ushtria dhe fanatikët budistë.

Afërsisht 84 për qind e 2 milionë myslimanëve të Arakanit të cilët që nga viti 1970 përballen me sulmet sistematike të spastrimit etnik në Mianmar kanë qenë të detyruar të strehohen në vendet përreth. /trt/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz