Sot shënohet Dita e Migrimit. Për këtë çështje u diskutua në Info Magazine të Klan Kosovës, ku Dukagjin Syla, një qytetar nga Prishtina, tregoi eksperiencën e tij se si arriti të punësohej në një kompani gjermane.
“Në vitin 2015, u zgjodha si njëri prej studentëve, të cilët do të mund të bënin praktikën e tyre universitare në një kompani prestigjioze në Gjermani. Praktikën e bëra në Audi, ku më pas m’u ofrua vendi i punës nga një kompani”, tha Syla.
Dukagjin Syla tani është inxhinier i zhvillimit për një kompani, e cila merret me zhvillimin e pjesëve për motorë të veturave elektrike.