back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeDugolli: Shpejt u doli boja atyre që shpërblyen biznese të caktuara me...

Dugolli: Shpejt u doli boja atyre që shpërblyen biznese të caktuara me 60 milionë euro

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

“Tetë milionë e pesëqind mijë euro ka ndarë Qeveria në mbledhjen e sotme për mbulimin e kostos së shtesave për skemat sociale dhe pensionale, për pagesën e shtesës 30% mbi shumën mujore për skemat e ndihmës sociale dhe për përfituesit e skemave pensionale që marrin më pak se 100 euro”.

Ishte ky vendim i djeshëm i Qeverisë “Kurti” që ngjalli shumë reagime në opinion, ku u akuzua kabineti qeveritar për ulje të shtesave për pensionistët.

Akuzat erdhën pasi përmes një vendimi të mëhershëm të qeverisë “Hoti”, kësaj kategorie i ishin ndarë shtesa nga 30 euro mbi pensionet bazë, ndërsa u tha se me vendimin e ti, shtesat ulen në 10 euro, raporton Zeri.info.

Por, pas shumë reagimeve për këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, është deklaruar sot edhe njëherë Ministri i Punës, Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke thënë se shtesat prej 30 euro kanë qenë vetëm për tre muaj dhe se tash me vendimin e ri do të vazhdojnë gjatë tërë vitit.

“Sa u përket shtesave për pensionet bazike, qeveria e kaluar në kohë fushate, kishte marrë vendim për të ndarë nga 30 euro për vetëm tre muaj (janar, shkurt dhe mars). Dhe pas marsit e tutje, shtesat ishte paraparë të ndalen në tërësi”, ka deklaruar Murati përmes një postimi në “Facebook”.

Ai shtoi se pa këtë vendim të djeshëm të Qeverisë, pensionistët do të merrnin nga 75 ose 90 euro, ashtu siç është e planifikuar në buxhetin e vitit 2021, të miratuar në Kuvend.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka paraparë që për kategoritë e skemave pensionale që marrin nën 100 euro – e këtu ka kategori me 75 euro dhe me 90 euro – të aplikohet një shtesë, asisoj që shuma totale e pensionit me gjithë shtesën të jetë 100 euro. Këto shtesa do të vazhdojnë përgjatë tërë vitit, njësoj sikurse mbështetja për përfituesit e asistencës sociale”, ka shkruar Murati.

Reagim për akuzat ndaj qeverisë “Kurti” pati edhe nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i cili ka hedhur akuza ndaj ish-qeverisë “Hoti” për këtë çështje.

“Shpejt u doli boja atyre që në emër të ‘rimëkëmbjes ekonomike’ shpërblyen biznese të caktuara me 60 milionë euro. Po shpresoj që të paktën tani nuk do kenë fytyrë të dalin e të na tregojnë përralla duke treguar ‘dhëmbshuri’ për pensionistë e shtresa të varfër të cilët u munduan t’i mashtrojnë për tre muaj, pa planufiku-nda buxhet më shumë”, tha Dugolli në profilin e tij në “Facebook”.

Ai këtë reagim e bëri pas publikimit nga ministri Murati të një liste të 50 bizneseve që, sipas tij, përfituan më së shumti gjatë Qeverisë “Hoti” nga Pakoja e Rimëkëmbjes prej 60 milionë eurove, pako kjo, gjithnjë sipas Muratit, e shpërndarë në tetor të vitit 2020.

Në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve kanë deklaruar për media se përfitues të pensioneve në vlerë nën 100 euro, janë mbi 165 mijë persona.

Prej tyre, sipas MFPT-së, rreth 20 mijë marrin pensione në vlerë 75 euro, ndërsa Ministria bën me dije se te përfituesit e pensionit familjar mund të ketë ndryshime nëse përfituesi ka fëmijë nën moshën 18-vjeçare përkatësisht 26 (është në studime) – në këtë rast bazës së pensionit prej 90.00 euro i shtohen edhe 15.00 euro për çdo fëmijë.

Reagime për vendimin e qeverisë “Kurti” pati nga të gjitha partitë opozitare. /Zëri

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz