back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeDugolli i VV-së e “shantazhon” opozitën: Shkuarja në zgjedhje në dorën tuaj

Dugolli i VV-së e “shantazhon” opozitën: Shkuarja në zgjedhje në dorën tuaj

Të ngjajshme

Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me VV-në

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka...

Drejt 4 marsit pa emër për kreun e shtetit

Kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga afati kushtetues për...

E pranon Laporta: Marrëdhënia ime me Messin nuk është si më parë

Joan Laporta ka folur hapur për marrëdhënien e tij...

Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli ka thënë se kjo parti nuk është e interesuar të shkojë në zgjedhje.

Ai duke ju përgjigjur akuzave të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj se Kurti dëshiron zgjedhje, ka thënë se opozita e ka në dorë fatin nëse vendi do të shkojë në zgjedhje apo jo.

Dugolli në një postim në Facebook u ka bërë thirrje partive opozitare që të bashkohen dhe ta zgjedhin presidentin.

“Ramushi po thotë se Kurti po do të na çojë në zgjedhje. Ky është një konstatim i gabuar dhe i pasaktë. Ne sapo i kemi përfunduar zgjedhjet dhe i kemi fituar bindshëm, me 51.10%. Cili do të ishte motivi për të shkuar sërish në zgjedhje?.Nëse kështu mendojnë edhe të tjerët nga opozita, e kanë vetë në dorë që kjo të mos ndodhë. Ne i kemi 66 vota, por nuk i kemi 80. Le t’i bashkojmë përpjekjet dhe t’i shmangim zgjedhjet, sepse përveçse janë të panevojshme, janë edhe të padobishme”, ka shkruar Dugolli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz