Para pak çastesh në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, një dru i gjelbër që ndodhet anash rrugës që të çon te lagjja “Qafa”, është këputur. Nga ky incident ka pësuar një veturë në lëvizje, e cila ndodhej në shiritin e majtë të kësaj rruge.
Policia tha se deri në këto momente nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar dhe as nuk janë shkaktuar dëme materiale.
Dyshohet se druri është rrëzuar për shkak të erës (frymës).
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar se rënia e drurit nuk ka lënduar ndonjë njeri dhe nuk ka shkaktuar dëme materiale.
Video nga vendi i ngjarjes: