Në nderim të ardhjes së ish-presidentit Bill Clinton në Kosovë, një hapësirë e vogël pranë shtatores së tij në lagjen Dardani të Prishtinës është rirregulluar.
Aty u mbollën edhe disa drunj dhe u rregullua gjelbërimi i cili ishte zhdukur.
Por, drunjtë që u mbollën para pak viteve në të njëjtën hapësirë, kanë nisur të thahen, shkruan lajmi.net.
Në gjithsejtë pesë drunj gjenden gjethe vjeshte, që tregojnë se ata janë pranë tharjes.
Më poshtë mund të shihni disa foto.





