back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeDronët rus në Poloni/ Vjen reagim i ashpër nga kryeministri polak

Dronët rus në Poloni/ Vjen reagim i ashpër nga kryeministri polak

Të ngjajshme

Lirohet kameramani Jetmir Muji

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar se...

Ndodhë në Premierligë, West Ham nënshkruan me portierin e vet!

Një transferim i pazakontë ka ndodhur në Premierligën angleze. Skuadra...

KQZ-ja tregon si duhet të votoni në zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar për qytetarët se...

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, deklaroi sot se NATO dhe vendi i tij janë përballur me një “provokim në shkallë të gjerë” nga Federata Ruse, pasi dronë ushtarakë rusë shkelën hapësirën ajrore polake gjatë natës së kaluar.

Sipas autoriteteve polake, incidenti ndodhi gjatë një sulmi të gjerë rus mbi rajonet perëndimore të Ukrainës, ku disa nga dronët fluturuan mbi territorin polak dhe u neutralizuan nga avionë luftarakë të Forcave Ajrore të Polonisë dhe të NATO-s.

“Ky ishte testi i parë për ushtrinë tonë, për aleatët tanë dhe për procedurat tona dhe ai u kalua me sukses”, ka deklaruar kryeministri Tusk pas një mbledhjeje urgjente të kabinetit qeveritar.

Asnjë viktimë, kërkimet për mbeturinat vazhdojnë

Tusk konfirmoi se nuk raportohet për viktima, ndërsa kërkimet për mbetjet e dronëve janë në vijim. Ai theksoi se dronët përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare, por u eliminuan falë reagimit të shpejtë të forcave të armatosura dhe mbështetjes nga aleatët ndërkombëtarë.

“Procedurat funksionuan, vendimet u morën në kohë reale dhe efektiviteti i forcave tona dëshmoi nivelin e lartë të gatishmërisë së shtetit polak”, tha Tusk.

Kryeministri i Polonisë vlerësoi situatën si një akt të qartë provokimi nga ana e Rusisë, duke nënvizuar se kjo është hera e parë që dronë rusë rrëzohen mbi territorin e një vendi anëtar të NATO-s.

Ai bëri të ditur se qeveria polake është në kontakt të vazhdueshëm me aleatët dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit në këto situata.

Apel për qetësi: Asnjë arsye për panik

Në përpjekje për të qetësuar opinionin publik, Tusk siguroi qytetarët se “nuk ka arsye për panik” dhe se jeta do të vazhdojë normalisht. Ai deklaroi se nuk do të ndërmerren masa kufizuese për popullsinë në këtë fazë, por paralajmëroi se institucionet janë në proces vlerësimi të nevojave të ardhshme të sigurisë kombëtare.

“Kjo ngjarje dëshmon qartë rëndësinë e investimeve në mbrojtje dhe të një koordinimi të efektshëm institucional, për të garantuar përgjigje të menjëhershme ndaj kërcënimeve të tilla”, Tusk.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz