Driton Selmanaj thotë se duhet një Qeveri pa PDK’në dhe zhvatësit e Shtetit
Ish analisti Driton Selmanaj, tash pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se duhet një Qeveri, pjesë e së cilës nuk do të jetë Partia Demokratike e Kosovës dhe zhvatësit e shtetit. Ai i komenton përplasjet që u bën së fundmi ndërmjet partive politike. Flet edhe për blerjen e shitjen e votës, ndërkaq bën thirrje që të konstituohet sa më shpejtë Kuvendit.
Driton Selmanaj, deputeti i zgjedhur i LDK’së thotë se ditëve të fundit qytetarët e Kosovës janë ngarkuar me lloj – lloj shpifjesh e lloj-lloj përpjekjesh për pazaresh të ulta politike dhe shumë të rrezikshme për vendin
“Euu “poshtë ka ra katundi” thotë një fjalë e popullit tonë. Ditëve të fundit qytetarët e Kosovës janë ngarkuar me lloj-lloj konspiracionesh, me lloj-lloj shpifjesh e lloj-lloj përpjekjesh për pazaresh të ulta politike dhe shumë të rrezikshme për vendin. Shtet-ndërtimin si proces, zhvillimin e Kosovës si domosdoshmëri dhe ecjen e shtetit tonë në binarë të qartë dhe të sigurt, e kemi zëvendësuar me lajme për protagonist të pavlerë, për sekser ordinere dhe për ndërmjetësues profiter. Kjo ka bërë që të krijohet përshtypja se të zgjedhurit e popullit (deputët) janë vënë në ankand publik dhe po presin Kush? dhe Sa? po ofron për ta blerë votën e tyre, moralin e tyre, dinjitetin dhe integritetin e tyre”, është shprehur ai.
Veprimet e tilla, sipas tij, me ose pa vetëdije po e shkatërrojnë çdo koncept dhe parim të përfaqësimit, po fyen rëndë shumë qytetarë (votues) të Kosovës, po fyen çdo arritje të jetës institucionale tashmë të ndërtuar në vend.

Lexo edheKryeziu: Veprime si të Teutës kanë bërë Rugova, Thaçi, Haradinaj, Kurti…
Selmanaj bën të ditur se krejt çfarë i duhet shtetit në këtë kohë është kthimi tek përgjegjësitë shtetërore.
“Krejt çka i duhet tani vendit tonë, është që ti kthehemi institucioneve dhe përgjegjësive shtetërore e kushtetuese. Ta konstituojmë Kuvendin sa më shpejt që është e mundur, dhe më pas të ecim tutje në themelimin e qeverisë për ti dal në ballë sfidave të shtetit dhe problemeve që ballafaqohen qytetarët e Kosovës.
Për shkatërruesit e shtetit, për zhvatësit e pasurisë publike, për ata që sakatuan ta tashmen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, nuk ka dhe nuk duhet të ketë vend në përgjegjësitë ekzekutive në qeverinë e re të Kosovës. Prandaj një qeveri pa PDK-në do ti bënte nder vendit dhe të ardhmes së tij”, ka thënë ai.














