Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për medie ka prezantuar tre anëtarët më të rinj që këtij subjekti politik. Në njoftimin e LDK-së të cilin e transmeton drenicapress.info thuhet:
Lidhja Demokratike e Kosovës informon opinionin e gjerë që nga sot pjesë e koalicionit fitues të zgjedhjeve, do të jenë edhe tre profesionist-aktivist nga shoqëria civile, Dardan Veliaj, Driton Selmanaj dhe Dr. Visar K. Berisha.
LDK mirëpret angazhimin e tyre dhe beson fuqishëm drejt fitores së pakontestueshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.