back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaSportDriton Kuka me pagë nga shteti, kjo është shuma

Driton Kuka me pagë nga shteti, kjo është shuma

Të ngjajshme

Nesër mbahet seancë ndaj Igor Popoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, nesër pritet...

Netanyahu: Duam pushtimin e plotë të Gazës, por jo ta qeverisim vetë

Në një intervistë për Fox News, kryeministri izraelit Benjamin...

Trajneri i njohur pejan, Driton Kuka ka marrë një mbështetje të madhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportiti.

Ka qenë ministri Kujtim Shala që ka pritur në zyret e tij Kukën dhe i ka kumtuar lajmin se do të marrë nga 800 euro në muaj.

MKRS, në bazë të Rregullores nr. 14/2013 për Mbështetje të Përhershme Financiare të Sportistëve, i ka ndarë vendimin për njohjen e të drejtës së mbështetjes të përhershme financiare trajnerit të xhudos, Driton Kuka, i cili do të përfitojë nga 800 euro në muaj, duke filluar nga data 1 tetor e këtij viti.

Kjo është komunikata për media nga MKRS:

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, në bazë të Rregullores nr. 14/2013 për Mbështetje të Përhershme Financiare të Sportistëve, i ka ndarë vendimin për njohjen e të drejtës së mbështetjes të përhershme financiare trajnerit të xhudos, Driton Kuka, i cili do të përfitojë nga 800 euro në muaj, duke filluar nga data 1 tetor e këtij viti.

Vendimi i ministrit Shala, vjen pas rekomandimit të Komitetit Olimpik të Kosovës për trajnerin Kuka i cili i ka përmbushur kushtet e parapara për të qenë përfitues i vlerës së 800 eurove në muaj. Arsyeshmëria për këtë përkrahje bazohet në rregulloren për mbështetje e përhershme të sportistëve që kanë fituar medalje në Lojërat Olimpike, në Kampionatet Botërore e Evropiane.

Ministri Shala e ka uruar trajnerin e dëshmuar Driton Kuka, për mbështetjen e merituar që do ta merr nga ana e MKRS-së. Ai u shpreh se kjo përkrahje nga shteti vjen si dëshmi dhe njohje e meritave për ata që kontribuojnë në edukimin sportiv dhe ngritjen e cilësisë së sportit në vendin tonë. Me sukseset e tij, trajneri Kuka, është bërë pjesë dhe sukses i pashlyer i historisë së sportit. Puna dhe sukseset e arritura në xhudo kanë meritën e tij, dhe ato janë motivim e inkurajim për sportistët e rinj drejt sukseseve të mëdha, u shpreh ministri.

Ndërkaq, trajneri Driton Kuka, e falënderoi ministrin Shala për marrjen e vendimit që MKRS-ja ta përkrah punën e tij. Ai tha se kjo është një mirënjohje e kontributit që ai ka dhënë për sportin e xhudos në Kosovës. Ai theksoi se kjo është një nxitje për të punuar edhe më tutje me brezat e rinj dhe për të nxjerrë sportistë të rangut botëror.

- Advertisement -

Të Fundit