BallinaShqiptareDritan Abazovic do të mbajë dikasteret e Sigurisë në Mal të...

Dritan Abazovic do të mbajë dikasteret e Sigurisë në Mal të Zi, merr këto ministri

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Kur mbeten vetëm pak ditë nga konfigurimi i qeverisë së re në Malin e Zi, mediat e vendit fqinj kanë deklaruar se Dritan Abazovic do të jetë në krye të Ministrisë së Brendshme.

Sipas mediave malazeze, Abazovic do të mbajë dikasteret e Sigurisë; Ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes dhe agjencitë e shërbimit sekret.

Kreu i partisë “Ura” Dritan Abazovic arriti të marrë 4 mandate në zgjedhjet parlamentare, duke u kthyer në një faktor të rëndësishëm në formimin e koalicionit qeverisës në Malin e Zi.

Dritan Abazovic, i lindur në Ulqin nga një familje shqiptare, nxiti mjaft debat në komunitetin shqiptar për faktin se në një intervistë televizive pati theksuar prejardhjen serbe të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Në fund të vitit të shkuar mori gradën doktor shkencash në Universitetin e Sarajevës, ndërsa pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, kontribuoi në grumbullimin e ndihmave nga Mali i Zi duke vizituar personalisht Durrësin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz