Drita ndalet në barazim ndaj Inter d’Escaldes, gjithçka vendoset në ndeshjen e kthimit

Drita nuk ka arritur të marrë fitore në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës, duke barazuar 2-2 me Inter Club d’Escaldes në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Skuadra gjilanase e nisi takimin në mënyrë të shkëlqyer dhe kaloi në epërsi që në minutën e katërt, me golin e Hajdin Salihut, transmeton lajmi.net.
Mysafirët nga Andorra reaguan shpejt dhe arritën ta barazojnë rezultatin në minutën e 13-të, kur shënoi Domingo Berlanga.
Drita e riktheu avantazhin pak para përfundimit të pjesës së parë. Blerim Krasniqi realizoi në minutën e 42-të, duke dërguar skuadrën kosovare në pushim me epërsi 2-1.
Megjithatë, avantazhi nuk zgjati deri në fund. David López shënoi në minutën e 56-të për ta vendosur rezultatin përfundimtar në 2-2.

Lexo edheEgnatia nuk gjen golin në shtëpi, gjithçka vendoset në Norvegji
Kështu, pas ndeshjes së parë, asnjëra skuadër nuk ka krijuar avantazh para duelit të kthimit.
Ndeshja e dytë do të zhvillohet më 27 gusht në Andorrë, ku Drita do të synojë fitoren dhe kualifikimin në fazën e ligës së Ligës së Konferencës./lajmi.net/














