Drita e kërkon fazën e ligës në Conference League

Drita është e vendosur ta përsërisë suksesin e vitit të kaluar në Evropë.
Kampionia e Kosovës është shumë afër fazës së ligës në Conference League.
Gjilanasit do ta zhvillojnë sonte ndeshjen e parë të fazës së “play-off”-it të kësaj gare, shkruan “Gazeta Express”.
Bardhekaltrit do ta presin ekipin Inter d’Escaldes, në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Trajneri Ardian Nuhiu ka shprehur respekt maksimal për kundërshtarin e sontëm, por ka shtuar se objektivi dhe qëllimi i skuadrës së tij është kualifikimi në fazën tjetër.

Lexo edheMessi shënon golin e parë pas vdekjes së babait
Në konferencë për shtyp ka folur edhe Igball Jashari, i cili e pranoi se gjilanasit i pret një ndeshje e vështirë, por që ai beson se me shokë do ta arrijnë një rezultat pozitiv.
Drita synon ta krijojë një kapital sonte para ndeshjes së kthimit, e cila do të luhet pas një jave në Andorrë.
Vitin e kaluar, gjilanasit kishin shkuar deri në fazën e ligës në Ligën e Konferencës, duke shkuar madje deri në fazën eliminuese.
Ndeshja mes Dritës dhe d’Escaldes do të luhet sonte në Prishtinë duke filluar nga ora 20:00. /Gazeta Express














